Na ndiqni edhe në

Shëndet

Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Pse duhet të vendosni maska!

Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Pse duhet të

Bota ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit. Javët e fundit po shtohen shumë infektimet dhe kjo për shkak të daljes nga izolimi të shumë vendeve dhe aktiviteteve të shumta që organizohen, ku shpeshherë grumbullohen dhe njerëz. Organizata Botërore e Shëndetit këshillon që të mbahen maska kur shkoni në vende publike, supermarkete, parqe, spitale, farmaci etj. Por duket se nuk ka aspak ndërgjegjësim nga qytetarët, edhe ata shqiptarë, të cilët ende lëvizin pa maska.

Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Pse duhet të

Por pse duhet vendosur maska?

Vënia e maskave, jo vetëm ato mjekësore, por edhe ato që bëhen nga pëlhurat, mund të jenë zgjidhja më e mirë për ta ulur kurbën e infektimeve.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që njerëzit të mbulojnë gojën dhe hundën kur dalin në mjedise publike, sidomos në ato vende ku është e vështirë të ruhet distancimi social.

Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Pse duhet të

Mbulimi i fytyrës mund të parandalojë që njerëzit që kanë Covid-19 ta përhapin virusin te të tjerët. Maskat ka shumë të ngjarë ta zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit kur ato përdoren gjerësisht nga njerëzit në mjediset publike.

Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Pse duhet të

Maskat nuk duhet të vendosen nga fëmijët nën moshën 2 vjeç ose kushdo që ka probleme me frymëmarrjen, ose ata që nuk e heqin dot pa ndihmën e dikujt tjetër, informon dritare.net

Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Pse duhet të

Ato janë pengesa e vetme që virusi të mos përhapet. Në këtë mënyrë mbrohen njerëzit e painfektuar, që të mos preken nga virusi i cili përhapet nga piklat e frymëmarrjes përmes teshtimës, kollitjes, e bërtitura apo e folura. Ky quhet kontroll i burimit. Ky rekomandim bazohet në ato që dimë për rolin që piklat e frymëmarrjes luajnë në përhapjen e virusit që shkakton Covid-19, dhe nga studimet klinike dhe laboratorike që tregojnë se maskat zvogëlojnë përhapjen e pikave kur i vendosim mbi hundë dhe gojë./K.C/dritare.net