A është pneumonia ngjitëse? Gjithçka që duhet të dini dhe si të mbroheni!
Dritare.net
Megjithëse pneumonia shpesh mendohet si një sëmundje e vetme, ajo në fakt shfaqet në shumë forma të ndryshme. Ndërsa secili lloj mund të shkaktojë inflamacion të rrezikshëm në mushkëritë tuaja, lloji specifik i pneumonisë mund të përcaktojë rrezikun e saj, simptomat dhe mënyrën e trajtimit.
Çfarë është pneumonia?
Pneumonia është një infeksion që prek njërën ose të dy mushkëritë. Pneumonia bën që qeskat e ajrit (të quajtura alveola) të mushkërive të mbushen me lëng ose qelb. Kjo mund të shkaktojë simptoma si kollë me ose pa mukus, ethe, të dridhura dhe probleme me frymëmarrjen.
Pneumonia mund të jetë e rëndë dhe ndonjëherë edhe fatale. "Pneumonia mund t'ju vrasë," thotë David Cutler, MD, mjek në Qendrën Shëndetësore Providence Saint John në Santa Monica, Kaliforni.
"Dikur ishte një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Por me zhvillimin e antibiotikëve dhe vaksinave, kjo ka ndryshuar”.
A është pneumonia ngjitëse?
Po, mund të jetë. Por kjo përcaktohet nga lloji i pneumonisë. Pneumonia mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial, viral ose cungal. Dy llojet e para janë të transmetueshme.
Pneumonia virale është më ngjitëse sesa pneumonia bakteriale", thotë Dr. McGinniss. Kjo është arsyeja pse, nëse jeni pranë dikujt që ka pneumoni virale, është e rëndësishme të merrni masa paraprake si të vendosni një maskë dhe të lani duart. Sidoqoftë, sipas ALA, shumica e pneumonive virale nuk janë aq serioze sa pneumonia bakteriale, as nuk zgjasin aq gjatë.
Pneumonia virale zakonisht trajtohet me ilaçe anti-virale, megjithëse nuk janë efektive kundër çdo virusi që shkakton pneumoni.
Kur pneumonia shkaktohet nga bakteret ose viruset, ajo mund të përhapet midis njerëzve në mënyra të ndryshme, njësoj si viruset e zakonshme. Mënyra për t’u mbrojtur nga pneumonia, është vaksina e gripit dhe vaksina pneumokokale. Po kështu së fundmi është zbuluar se edhe vaksina kundër kovidit, ulin rrezikun për të marrë një formë të rëndë të virusit, e cila mund të përfshijë komplikime serioze si pneumonia./L.F-dritare.net