Na ndiqni edhe në

Shëndet

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë japonezët!

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Sipas një studimi, japonezët jetojnë më gjatë se njerëzit në vendet e tjera të botës. Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Japoni është 85.3 vjet. Prandaj dritare.net ju sjell në këtë artikull 6 sekrete të jetëgjatësisë që mund t’i mësojmë nga japonezët.

1- Ata kanë një dietë tradicionale që është e shëndetshme dhe e ekuilibruar.

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Dieta tipike japoneze është e pasur me drithëra dhe perime. Njerëzit atje nuk hanë aq shumë mish sa hamë ne. Mishi i kuq ka më shumë kolesterol sesa peshku, që u shkakton njerëzve sëmundje të zemrës, sulm në zemër dhe goditje në tru. Ata nuk hanë shumë bulmet, pasi ka shumë yndyrë që dëmton zemrën, apo shkakton diabet dhe Alzheimer. Në vend të kafes, pinë çaj jeshil, pasi ka shumë antioksidantë.

2- Edhe koha që kaloni me familjen do t’ju bëjë më jetëgjatë.

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Të kujdesesh për anëtarët e moshuar të familjes dhe të ndihmosh në shtëpi është një traditë e rëndësishme në Japoni. Ka raste kur 2 ose më shumë breza jetojnë në një shtëpi. Pra të jetosh me familjen ndihmon psikologjikisht, sidomos të moshuarit.

3- Ikigai: Të kesh një arsye për t’u zgjuar çdo ditë

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Ikigai fjalë për fjalë do të thotë “arsye për të qenë”. Thjesht koncepti i të paturit një qëllim në jetë, që ka lindur në Japoni dhe tani po fiton popullaritet në të gjithë botën. Studiuesit nga Universiteti Tohoku zbuluan se njerëzit që dinë dhe praktikojnë ikigai mund të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe jetojnë më gjatë.

4- Japonia mund të na mësojë pastërtinë.

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Japonia ka reputacion si një nga kombet më të pastra në botë. Dhe nuk ka nevojë për shkencë për të kuptuar se pastërtia çon në shëndet të mirë, shkruan dritare.net

5- Japonezët përdorin metodën "hara hachi bu" për të shmangur ngrënien e tepërt.

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Hara hachi bu do të thotë "Hani derisa të jeni plot 8 nga 10 i ngopur". Është një filozofi konfuciane që të mëson të shmangësh ngrënien e tepërt. Pra hani deri sa të jeni 80% të ngopur. Duke kufizuar sasinë e kalorive që konsumoni, në fakt ju po shtoni jetën tuaj.

6- Japonezët janë shëtitës aktivë.

6 sekrete për jetëgjatësinë që na i mësojnë

Jo vetëm që ushqehen shëndetshëm, por ata ecin shumë. Shumë qytetarë, veçanërisht të moshuarit, ecin, bëjnë xhiro me biçikletë dhe për të shkuar në punë marrin trenin. Prandaj nuk janë aq të popullarizuara makinat në Japoni dhe është e lehtë të lëvizësh me tren./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net