CNN ka botuar sot një artikull ku tregon argumentet që kanë shumë njerëz për të mos u vaksinuar. Përfundimi: Mosvaksinimi mund të na çojë të gjithëve në fillim, aty ku nisi gjithçka.
"Unë nuk dua ta marr Covid-19 nga vaksina!"
Është e pamundur ta marrësh Covid-19 nga ndonjë prej vaksinave të përdorura në SHBA sepse asnjë prej tyre nuk përmban as edhe një copë koronavirusi të vërtetë.
"Ne nuk e dimë cilat janë efektet anësore afatgjata!"
Çdo efekt anësor nga vaksinat pothuajse shfaqet brenda dy javëve të para dhe sigurisht gjatë dy muajve të parë. Kështu tha Dr. Ashish Jha, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.
Kjo është arsyeja pse ekspertët e shëndetit i kërkuan Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave të presë të paktën dy muaj, pasi pjesëmarrësit në testime ishin vaksinuar, para se të shqyrtonte nëse do ta jepte autorizimin për përdorim urgjent për vaksinat e Covid-19 apo jo, informon dritare.net
"Vaksina mund të dëmtojë pjellorinë!"
Kjo është një marrëzi e madhe, tha Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit ndaj Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia. Nuk ka asnjë provë që njerëzit kanë humbur pjellorinë për shkak të vaksinave kundër Covid-19.
"Juve nuk ju hyn në punë nëse unë nuk vaksinohem!"
Refuzimi i vaksinës Covid-19 në të vërtetë ndikon te shumë njerëz, nga vetja juaj, te të dashurit dhe miqtë që ju rrethojnë. Edhe nëse miqtë dhe familja juaj janë vaksinuar, por juve jo, përsëri mund ta mbartni dhe përhapni virusin. Duke mos u vaksinuar, ju po lejoni që virusi të replikohet dhe potencialisht të krijojë variante të reja që janë rezistente ndaj imunizimit.
"Unë jam i ri dhe i shëndetshëm, kështu që nuk kam nevojë të vaksinohem!"
Të rinjtë mund të pësojnë komplikime afatgjata nga Covid-19, si lodhje kronike, dhimbje gjoksi, gulçim dhe hutim. Të rinjtë mund të jenë transmetues të lehtë të koronavirusit.
Disa të rinj vuajnë nga stuhitë e citokinës së Covid-19, e cila ndodh kur sistemi imunitar reagon shumë, potencialisht duke shkaktuar inflamacion të rëndë ose simptoma të tjera serioze./K.C/dritare.net