Shën Valentini im në clubin e striptizmit në Tiranë!
Dritare.net
Nga Fjorda Llukmani S’më kishte shkuar kurrë mendja që këtë Shën Valentin do e kaloja në një club striptizmi duke bërë muhabet me disa balerina super seksi. Kam dashur gjithmonë të frekuentoj një vend të tillë. Në filmat amerikane kryesisht bëhet nami me vajzat e tubit. Kot me rrejt e me thonë që si kam zili për trupin dhe forcën fizike që kanë. Nejse kot të bëj si specialiste se deri në momentin që përfundova tek Maria Bonita Stript Club, s’ia kisha haberin e këtyre gjërave. Bashkë me grupin tim të qejfosjes vendosim që këtë Shën Valentin ta kalonim së bashku pranë zogëzave më të mira të Tiranës, e me këtë rast të bëjmë edhe një shkrim për Dritare.net. Kur i thashë disa miqve që do shkoj në filan vend më thanë: “Hë mi nona e paske bo në plan me e kalu festën me ndonjë prostitutë eee!” O mortja që s’ju ha! Po si more u shkon mendja vetëm për budalliqe, negativitet. Pavarësisht paragjykimeve dyfishe se një femër s’mund të shkojë në club striptizmi, nuk e vrava shumë mendjen. Mami u përpoq të më ndalonte nja dy herë derisa e pa që isha e vendosur për të shkuar. Janë disa gjëra që robi i provon kot në jetë, sa me heq fiksimin. Mblidhem me çunat dhe shoqen time të vetme që pranoi të vinte, Xhejmsi. Shyqyr të dyja mendje hapura, gati për një eksperiencë të re. Maria Bonita nga emri mu duk shumë tërheqës. Çunat e mi si ekspertët e midhjes dhe pjeshkës paskërkishin qenë edhe më parë, por mua nuk më kishin thënë gjë qelbësirat. Njëri prej tyre sugjeroi që ky vend mbahej me standardin më të mirë në Shqipëri. “Do ikim tek ky vend se jemi me goca dhe atje s’të ngacmon njeri”-thotë njëri nga shokët. Clubi ndodhej tek stacioni i trenit, pranë maternitetit të vjetër. Duket 100 metra larg se vezullojnë dritat. Pas kaq shumë kohësh po provonim diçka ndryshe larg jetës së natës që jemi mësuar të shijojmë në Bllok. Tek hyrja çunat që bënin kontrollet e rastësishme na buzëqeshën mua dhe shoqes sime. “Ou – thashë me vete- po ky nuk u çudit që dy kliente femra të futen këtu?” Prisja ndonjë reagim më të çuditshëm. Vonë e kuptova që ne nuk ishim femrat e vetme në club. Zbritëm shkallët në tapet të kuq, e mu duk vetja si super star. Me gjithë këtë ambient s’kanë faj ato vajzat që përdridhen në skenë. Hapim derën...tëëëëëëm dy super bukuroshe duke kërcyer tek tubi. Unë për vete i bëj shumë komplimente femrave dhe nëse janë 100 herë më simpatike se unë. Në fund të fundit bytha e bukur ngelet e bukur, s’ke pse ta shash kot për xhelozira grash. Ndryshe nga clubet që shkojmë gjithmonë, ky ambient ishte i tëri me kolltukë. Super chill pra, dac rri ul si zotri, dac kërce. Sistemohemi në kolltukët më të rehatshëm dhe me shaka i them çunave “Hajdeni çuna rrini si në shpin tuj”. Sigurisht që asnjëri se kishte mendjen se çfarë flisja. Të gjithë u shastisën me sytë nga skena. Mu në mes të Maria Bonitës ishte pista e kërcimit me dy tuba në mes. Gocat dilnin njëra pas tjetrës me kërcimet më sensuale të mundshme. Pale ç’i bëjnë çunave në krevat këto eejj! Super akrobate. Kur pash njërën duke u ngjitur në tub 3 metra lartësi dhe zbriste duke rrëshqitur pa asnjë lëndim thashë me vete: “Këto goca janë akrobate, balerina, me trup të palestruar, striptiste etj etj etj...” Shumë gjëra të mbledhura në një. Edhe ju idiotët që i shani prostituta e kurva. Këto janë të stërvitura more për të dhënë shfaqje. Janë pjesë e një show që ndodh në gjithë botën, pse mos
ta vlerësojmë edhe ne? S’po më besohej që po më pëlqente aq shumë. Si mizgune që jam, që s’më rrihet pa futur hundët gjithandej shkoj në banak për të hyrë në muhabet me gocat. Disa prej tyre ishin serbe dhe jetonin në Shqipëri. Në bisedë e sipër me njërën prej tyre më tha: “Zemra (në shqip) pse të shkoj në Serbi unë, kur kushtet janë më të mira këtu? (anglisht gjysma tjetër e fjalisë).” Aty ngela. Qenkan kushtet më të mira në Shqipëri për të punu si striptiste? Wtf shteti ynë po bën progres eejj! Kjo ishte gjëja e fundit që mendoja se do dëgjoja nga një vajzë e huaj. Duke qenë se kanë kohë që jetojnë këtu, gocat dinin edhe pak shqip. Kur me tha ‘o zemraaaa’ mu bë zemra mal. Të bëhet qejfi kur dikush të respekton në gjuhen e nënës. Dhe unë nuk mbeta pa ja bërë qokën, i thashë që kam vizituar Serbinë e dija disa fjalë serbisht. U kënaqëm me muhabet mo, ndërkohë që çunat e mi po vdisnin nga zilia. Pastaj gocat shqiptare ishin tjetër nivel. Bëje muhabet shtruar. Të gjitha tip garipe, shumë të rrahura me jetën e natës. Ajo që më bëri përshtypje ishte rrëfimi i njërës prej tyre diku tek 25 vjec. “Që e vogël e kisha fiksim të bëhesha kërcimtare në clube. S’më mori njeri me zor, erdha e kërkova vetë punën. Përvec faktit që fitojmë shumë, bëj dhe atë që dua. Sigurisht që kam të dashur, një jetë normale përtej kësaj që shikoni këtu. Çfarë ndodh në club striptizmi mbetet aty. I dashuri im e kupton këtë gjë. Shpeshherë shkojmë dhe si të ftuara në clube të ndryshme në Bllok. Ata na e kanë nevojën se balerinat normale nuk bëjnë atmosferën e njëjtë me ne. Na marrin dhe në privat party apo festa beqarie. Ne jemi kudo ku ka festë.” Me këtë gocën bëra muhabet aq gjatë sa kujtonin se po gjuheshim. Rrëfimin e saj besoj do ta shtjelloj në një tjetër artikull, pasi pati goxha për të thënë. Kjo shoqja shqiptare që zura më tregoi dhomën private jashtë clubit. Atë mund ta merrje me qera, e mbuluar me perde dhe komoditet të paparë nga brenda. Kush do të ketë një kërcimtare për vete ka zonën prive ku mund të jetë vetëm për vetëm me një prej gocave në një kohë të caktuar. Ama kujdes se ka roje gjithandej. Bëni mirë të dini pak ju meshkujt si ti sillni femrat në qejf dhe mos tentoni t’i prekni si të babëzitur. U ula tek zona prive vetëm kur më vijnë edhe dy goca të tjera. “Hë mi gra do më bëni dhe mua nje lap dance?”-i pyeta me shaka, pa e ditur që do e merrnin seriozisht. “O zemraaaa me shumë qejf”-ja kthen njëra. U dhiva duke qesh! Pale sa meshkuj do donin të ishin në vendin tim mendoja. Mezi ua mbusha mendjen gocave për një foto, sa për të tërbuar pak internetin, sepse aty nuk lejohen fotografitë. Emri i Maria Bonitës vinte nga një bishë braziliane që i kishte vënë në rreshtore çunat e Brazilit. Tip kapo d.m.th. Këtë të bënin edhe gocat e Bonitës së Tironës, zbor. E thënë kjo nga një vajzë: clubi striptizmit është diçka që duhet bërë se s’bën. Ne si shoqëri vendosëm të vinim edhe herë tjetër, sepse ambienti ishte i paparë. Do preferoja këtë për të festuar ditëlindjen. Sidomos dhomën private që më ofruan gocat. Nejse ju po deshët i merrni gocat edhe vetë nëse ju duhen për një sebepllik. Mjafton të kontaktosh me të zotët e punës dhe cdo gjë zgjidhet. Për më tepër clubi qenka i hapur çdo ditë të javës nga ora 10 deri në infinit. Një zot e di kur mbaron aty. Ne s’na bëhej të iknim, po ç’e do që duhet të zgjohesha herët ditën tjetër. Ah se harrova, klientela nuk është bastarde siç mendoni ju. Edhe meshkujt që e frekuentonin ishin kryesisht të huaj ose shqiptarë me namuz. Nuk u ndjeva në asnjë moment e provokuar nga ndonjë shikim mashkullor. Le që kush të le të bësh zap aty një herë, se ke roje gjithandej. Shpresoj shumë të vijë sa më shpejt dita që do bëj diçka të tillë prapë. Dhe i them Maria Bonitës ta kthejë një herë ta bëjë Daddy Bonita për ne gocat që deshëm kërcime me meshkuj. Imagjino çdo bëhej me lap dance (kërcim në prehër) për 8 mars! Jam gjithë sy e veshë drejt këtyre
eksperimentimeve në jetën e natës. E më besoni, Tirona ka aq shumë vende dhe unë kam parë aq shumë prej tyre sa se keni idenë. Më erdhi zor që s’e dija për Marian, por më mirë vonë se sa kurrë. Dhe cuna mos xhelozoni se i kam prekur prapanicën ndonjërës nga gocat, vendin e dini kështu që s’kam ç’ju them më. Më mbetet vetëm tu marr përdore e t’u çoj tani. Ama ta dini që femrat që e vizitojnë këtë club, kënaqen më shumë se ju. /dritare.net