Shehi, pas mbledhjes në selinë e PD: Nuk do të lejojmë zgjedhje me 30 qershor

Pas përfundimit të takimit të aleatëve të PD-së, në selinë blu, kreu i LZHK, dashamir Shehi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Shehi tha se, mesazhi i takimit ishin zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se nuk do të lejojnë të zhvillohet. Ai tha gjithashtu se, nuk do të heqin dorë nga takimet ndërkombëtare, por akti kryesor është protesta në rrugë.

Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka.

 Aksioni fatkeqësisht do spostohet shumica në rrugë. Nuk do heqim dorë nga takimi me ndërkombëtarët, as me rininë e median, por akti kryesor është protesta në rrugë. Duam zgjidhjen finale pozitive për Shqipërinë që të vijë dita të bëhen zgjedhje si në të gjithë botën.

Çuam alternativa për protestat. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë. Ne nuk bëjmë protestë për protestë por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur”, tha Shehi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Nëse ju humb patenta, ky rregull i ri ju lehtëson shumë punë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.