Shehi i përgjigjet Ramës: Nuk fëlliqem se ha plonca, unë i shërbej vendit
Dritare.net
“Kryeministri e blen dhe e shet Shqipërinë si intereson atij dhe ka kurajo të tallet me çdo lloj kolegu se mendon ndryshe. Ka frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, pasi vetëm ky me atlete të bardha ka të drejtë për të shkuar në Evropë, ne të tjerët jemi turkoshak. Ne të Tiranos hamë plonca dhe groshë, por ai ha si aristokratët. Le të thotë se unë ha groshë dhe plonca. Nuk fëlliqem fare dhe mjafton që unë t’i shërbej vendit.
Nëse këtu bëjmë batuta me plonca dhe raki, ai është nxënësi im dhe nuk duhet të merremi me këtë punë. Nuk jemi shteti i karagjozëve.
Unë i bëj shërbim vendit tim, ju flisni sa të doni për punën e stomakut.
Kryeministër autoritar dhe karagjoz, është turku i vetëm që ka mbetur në këtë komb. Këta janë thjeshtë këlyshët e komunizmit, nuk e duan Shqipërinë, të gjithë ata që janë kundër, janë turkoshak.
Nëse është për batuta unë atë e lë mbrapa, është nxënësi im për këtë punë, të më marrë dhe në telefon për të më pyetur”, ka thënë Shehi, gjatë fjalës së tij në Kuvend./L.P./Dritare.net