Shehaj: Qeveria jep me koncesion matësit e karburantëve. Reagon ministria e financave

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka akuzuar qeverinë se ka dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Në një deklaratë për mediet, ai është shprehur se ky koncesion i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Rama se këto para ai ia jep klientëve dhe familjes së tij.

Edi Rama ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidokarbureve, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.

Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë”, u shpreh Shehaj.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe ministria  e financave, e cila ka sqaruar procedurën e ndjekur lidhur me dhënien me koncesion, “Shërbimit të kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

Reagimi i plotë:

“MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.” Thuhet ne relacionin sqaruar të Ministrisë së financave ku ndër të tjera theksohet se në rolin e autoritetit kontraktues institucioni rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit

LEXO DHE :  Lufta e fiseve

“Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit. Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.