Shefja e OMN, Calavera: Koha të hapen negociatat me Shqipërinë, vettingu në rrugën e duhur

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, ka deklaruar sot, se tashmë ka ardhur koha që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një prononcim për A2 Cnn, nga Podgorica, Calavera u shpreh:

“Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve”

Calavera, është shprehur optimiste edhe për procesin e vettingut.

“Unë mendoj se vetting-u po ecën në rrugën e duhur. Tashmë kemi kaluar në vetting 200 gjyqtarë dhe prokurorë. Ka qenë një proces transparent që është transmetuar nga televizionet dhe ka qenë i hapur, që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të kuptonin si po ecte procesi.

Ende kemi shumë punë për të bërë, pasi jemi ende në fazat fillestare të procesit. Por deri tani jemi në drejtimin e duhur dhe është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vazhdojë ta mbështesë këtë proces që është thelbësor për të gjithë reformën në drejtësi.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë është rezultat i situatës jo të mirë që ishte në drejtësi. Shpresojmë që në muajt e ardhshëm të ketë përfunduar vetting-u për kandidatët që të plotësohen edhe këto institucione, në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit”, tha Calavera.

Ndërsa në lidhje me shkarkimin e presidentit Meta, ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  Bëni këto 7 ushtrime kur të zgjoheni në mëngjes dhe do të keni energji gjithë ditën!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.