Shef Renato: Mëngjesi ideal për mua!

Shef  Renato, ndan me miqtë e dritare.net, disa këshilla për një mëngjes me pesë yje, të së dielës në shtëpi.

Përshëndetje, të dashur miq!

Këtë të diel dhe dua të ndaj me ju, ca ide, për një mëngjes ideal.

Ideal si mëngjesi im, ashtu siç e kam unë qejf.

Por, pse të mos e provoni edhe ju, këtë mëngjes?!

Mëngjesi ideal për mua, fillon me një lëng frutash dhe perimesh.

Si përgatitet lëngu:

  • Karota
  • Portokall
  • Panxhar
  • Xhinxher
  • Selino
  • Shegë

Kjo për ta nisur.

Më pas, tavolina e të dielës, në shoqërinë e njerëzve me të cilët dua të shijoj mëngjesin e së dielës, është shumë e pasur. Kjo, për shkak të kohës së  mjaftueshme që të jep e diela dhe nevojës për relaks, nga një javë plot punë e stres.

Kosi me mjaltë, lajthi dhe kanellë, nuk mungon në tavolinën time. Vezët gjysmë të ziera si dhe veza scramble, janë gjithashtu të preferuarat e mëngjesit tim.

Si përgatitet veza scramble:

Në një enë, vendosni 2 ose 3vezë, për person, pak qumësht, kripë dhe piper. I trazoni lehtë dhe më pas i vendosni në një tenxhere sipër sobës, me zjarr të avashtë. Vezët duhen trazuar vazhdimisht, derisa të mpiksen, por jo komplet.

LEXO DHE :  Blerja e arit me urdhër të kryeministrit, Meta refuzon ligjin

Orizi gjithashtu është i preferuari im, i zi ose i bardhë, i zierë.

Çaj me shije të ndryshme, për të shoqëruar një copë keku të ngrohtë ose një briosh.

Disa ëmbëlsira të shpejta dhe të lehta, nuk do t’ju bënin keq.

Për shembull, një petë sfoliate, së cilës i keni vendosur çokollatë, djathë, maskarpone, rrush, luleshtrydhe pak mjaltë.

Pasi i kemi vendosur këto, e mbyllim role dhe e presim në copa të trasha. I pjekim në furrë për 15 minuta, në 170 gradë.

Por edhe me qumështin mund të përgatisni ca çudira të ëmbla.

Nëse i vendosni qumështit një copë çokollatë brenda dhe e zieni, do të keni një shije ndryshe.

Këto janë disa ide të shpejta për një mëngjes të diele, të cilit i duhen vitaminat, energjia, proteinat dhe karbohidratet./dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.