Shef Fredi sjell recetën më të shijshme për këtë të diel

“Stufato qengji me qumësht, jufka të gratinuara në furrë me stika të grira dhe krem kumbullash të thata”, është receta ideale për këtë të diel dimri dhe relaksi. Dritare.net sjell vetëm për ju recetën super të shijshme të Shef Fredit.

Përbërësit për stufato qengji:

  • 400 gr tul qengji
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • 500 ml verë të bardhë
  • 1 lugë gjalpë
  • Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Marrim një tigan, hedhim vajin dhe gjalpin dhe i vendosim në zjarr. Presim mishin në kubikë mesatarë, i kalojmë në miell dhe pasi tigani të jetë ngrohur mirë, i hedhim në tigan. I kaurdisim mirë që të gatuhen në të gjitha anët. I shtojmë mishit pak kripë dhe e shuajmë me verë të bardhë. Pasi të ketë avulluar e gjithë vera, shtojmë qumështin, pak piper dhe e vendosim në një tenxhere me kapak të cilën e fusim në furrë me temperaturë 180°C  për një orë e gjysmë. Mishi duhet të piqet mirë.

Përbërësit për jufkat:

  • 200 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • 40 ml qumësht
  • Pak rozmarinë
  • Shumë pak kripë

Përgatitja:

E hedhim miellin në tavolinë dhe e hapim në mes ku hedhim vezën dhe qumështin. I përziejmë ngadalë-ngadalë, shtojmë pak rozmarinë të grirë imët, shumë pak kripë dhe e ngjeshim brumin derisa të kemi një masë homogjene. Në qoftë se është e nevojshme, shtoni qumësht pasi brumi duhet të jetë i butë dhe i ngjeshur mirë. E vendosim brumin në frigorifer për 10 minuta. Pasi ta nxjerrim nga frigoriferi, e hapim petën shumë hollë të cilën e presim në rripa të holla, me një diametër rreth 4 centimetra. I vendosim në një tavë furre, i hedhim pak djathë sipër, pak vaj ulliri dhe i fusim në furrë për 5 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

LEXO DHE :  Gjithçka që duhet të dini për blerjen e Grenlandës nga SHBA

Përbërësit për krem kumbullash të thata:

  • 500 gr kumbulla të thata
  • 1 lugë vaj
  • Pak spec djegës
  • Shumë pak kripë
  • Pak piper
  • Ujë aq sa duhet

Përgatitja:

I hedhim të gjithë përbërësit në mikser dhe i grijmë të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene. Kujdes! Kremi duhet të jetë i trashë. Marrim stikat, i pastrojmë dhe i thyejmë derisa të jenë të imta.

 

Servirja:

Vendosim mishin jashtë qendrës së pjatës ndërsa jufkat e gratinuara në mes. Hedhim stikat mbi mishin, anash pjatës, vendosim një lugë krem kumbulle dhe me një majë furçe e hapim shumë pak në sipërfaqen e pjatës./dritare.net/

Ju bëftë mirë!

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.