SHBA thirrje opozitës pak orë para protestës: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Zhvillimet e fundit në Shqipëri po ndiqen nga afër prej Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një intervistë për Top-Channel, Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci” thotë Palmer, i cili në këtë intervistë përcjell një mesazh të ri dhe në mënyrë nominale për kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, vetëm pak orë përpara protestës së radhës kombëtare thirrur nga opozita sot ora 19:00.

LEXO DHE :  Basha nga Tropoja: Objektivi kryesor i PD, largimi i Ramës

Palmer flet me detaje për dhunën, hedhjen e molotovit gjatë protestave dhe se kë do të bëjnë përgjegjës SHBA nëse të tilla akte përsëriten. Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Mattheë Palmer i përgjigjet disa pyetjeve edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit duke paralajmëruar një vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit e ardhur nga SHBA dhe ambasada në Tiranë./TCH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.