SHBA, Palmer: Qeveria në Shqipëri është legjitime
Dritare.net
Gjatë fjalës së tij, Palmer ka thënë se të gjitha partitë politike duhet të futen në zgjedhjet e 30 qershorit.
Palmer ka shtuar se qevria shqiptare është një qeveri legjitime, duke hedhur poshtë variantin e opozitës e cila prej javësh deklaron se parlamenti aktual dhe qeveria nuk janë legjitime.
“Nuk jam ne Shqiperi per te negociuar zgjidhjen e krizes poltike.
Inkurajoj te gjitha partite te marrin pjese ne zjedhjet e qershorit.
Shqiperia ka qeveri legjitime.
Jam i sigurt se kjo qeveri do e çoj vendin perpara.
Amerika kërkon transparecë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë.
Në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencën., u shpreh zyrtari i DASH./ I.M-Dritare.net