SHBA i heq vizën Vasilit? Kryemadhi: Lajmin e nxorën gazetarë të paguar nga Rama!
E Enjte 26 Shtator 2019, 23:11
Dritare.net
Kryemadhi tha se Vasilit nuk i është hequr viza, ndërsa shtoi se lajmin e kanë publikuar gazetarë të paguar nga Rama.
“Petrit Vasilit nuk i është refuzuar viza dhe kjo është një lojë që është bërë nga gazetarë të paguar të Edi Ramës për të iniciuar dhe për të larguar vëmendjen nga vizita që kisha unë si kryetare e LSI në DASH, në Kongres, në Senat dhe në institucione të tjera. Po ti Kreshnik e ke vizën për në Amerikë? Na e trego njëherë se Tit Vasili na e tregoi”, theksoi Kryemadhi./ I.M-Dritare.net