Shau vegjetarianët për 10 vjet, kuzhinierit me famë botërore i ndodh e papritura

Kuzhinieri i famshëm, Gordon Ramsay, i ka tallur publikisht vegjetarianët për të paktën 10 vjet. Sipas dritare.net kohët e fundit është vënë re se ai ka ndryshuar mendim për ushqimin vegjetarian.

Ramsay ka çuditur fansat me deklaratën e tij të fundit, në mediet sociale. Ai i dërgon një mesazh të gjithë fansave duke u thënë që: “Le ta provojmë këtë ushqim vegjetarian.”

Going to give this vegan thing a try … Yes guys you heard that right. Gx

A post shared by Gordon Ramsay (@gordongram) on

Ndërkohë që në një foto ku kishte një picë vegjetariane ai shkruan: “Po djema e dëgjuat saktë”. Ramsay e fshiu menjëherë postimin e tij, duke marrë kështu një numër të madh komentesh nga adhuruesit e tij. Kuzhinieri i ka tallur vegjetarianët për më shumë se një dekadë, madje deklaroi se do t’ i vriste fëmijët e tij nëse ata ishin vegjetarianë.

Në një emision në 2016, Ramsay u pyet nëse kishte ndonjë alergji. Dhe përgjigjja e tij ishte “vegjetarianët.” Pastaj, në shkurt të këtij viti, Ramsay shkroi në Twitter se ishte anëtar i PETA (Pople for the Ethical Treatment of Animal), në shqip, “Njerëz për trajtime të kafshëve në mënyrë etikë”.

Më vonë kuzhinieri hapi, restorantin e tij më të ri në Londër dhe ky i fundit vendos të bëjë një picë të re. Aubergine Charred, e cila përmban, patëllxhanë, arra të pjekura, domate, hudhër, por pa djathë dhe mish, pra tërësisht vegjetariane.

Ja pra edhe shefi më i madh i kuzhinës ndryshoj mëndje për vegjetarianët. Pas tij edhe ata që janë në dilemë. Edhe pse Veggies Tirana nuk le vend për dilema. Pasi na njohu me veganizmin, tani na bën mos ndahemi dot me këtë mënyrë ushqimi./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

LEXO DHE :  Mark Marku përplaset me Mirela Kumbaron në Kuvend, ish-ministrja braktis mbledhjen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.