Sërish tension me Serbinë, MPJ nuk lejon që Gjuriç të hyjë në Kosovë

Marko Gjuriç, i ashtuquajtur si drejtori i Zyrës serbe për Kosovën kishte deklaruar që nesër do të vizitonte 4 komunat serbe që kanë zhvillojnë zgjedhjet lokale, por MPJ ka reaguar duke thënë se Gjuriç nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Nesër katër komunat serbe në Kosovë do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre dhe për këtë ditë që Gjuriç e quan të rëndësishme kishte planifikuar t’i vizitonte, por MPJ nuk ka aprovuar kërkesën e tij.

Jetlir Zyberaj, Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm, ka thënë për Gazetën Express se “kërkesa për vizitë nuk i është aprovuar Gjuriçit sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit, e cila thotë se kërkesa për vizita zyrtare duhet të bëhet gjatë ditëve të punës (nga e hëna deri të premtën), jo gjatë fundajvës”, u shpreh Zyberaj.

LEXO DHE :  Obama këshillon mikun e tij më të mirë, Joe Biden; Mos kandido për President. Ja arsyet!

Nesër në Leposavic, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarëve për shkak të taksës 100% të vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe. /e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.