Sërish një lajm i rremë në media, ja për çfarë bëhet fjalë!
Dritare.net
Një lajm që i referohej medieve greke, se dy gomone me drogë të nisura nga Shqipëria kanë tentuar të futen në Turqi dhe se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe trafikantëve, është përgënjeshtruar nga policia shqiptare. Me anë të një njoftimi, uniformat blu deklarojnë se lajmi në media është i pasaktë, pasi nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.
"Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.
Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.
Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë", sqaron policia shqiptare./L.F-dritare.net