Serie A/ Roma triumfon ndaj Lacios në derbin e së shtunës
E Shtunë 29 Shtator 2018, 17:05
Dritare.net
Ndeshja mes Romës dhe Lacios, e vlefshme për javën e shtatë të Serie A, ka përfunduar me rezultatin 3:1.
Golin e parë e ka shënuar Roma në fundin e pjesës së parë, me Pelegrinin.
Në minutën e ’67 Lacio barazon rezultatin me Çiro Imobile, ndërsa 4 minuta më vonë ishte Aleksandër Kolarov që kaloi sërisht Romën në avatazh.
Në minutën e 87-të, vjen dhe goli i tretë për Romën nga Imobile që vulosi rezultatin.
Kështu, pas 7 ndeshjesh, Roma gjendet në kuotën e 11 pikëve, një më pak se Lacio, dhe e sheh veten në vendin e pestë të klasifikimit./ I.M-Dritare.net