Seria e fundit pa kuptim/ Fansat e Game of Thrones bëjnë peticion
E Premte 17 Maj 2019, 10:10
Dritare.net
Seria e fundit e serialit është përballur me një breshëri kritikash në internet, informon dritare.net
Shikuesit e zhgënjyer janë ngatërruar me strukturën narrative të tregimit dhe fatin e karaktereve. Peticioni i Change.org, i ndërmarrë pas transmetimit të episodit të kësaj jave, shkon deri aty sa të pretendojë zëvendësimin e skenaristëve, që i quan të paaftë. Sipas fansave, seriali meriton një finale që të ketë kuptim.
Fansat thonë se është abuzuar në skenimin e serisë së fundit, meqenëse libri i radhës i Martin, The Winds Of Winter, është ende në punë e sipër. Prandaj fansat kërkojnë një fund me më shumë kuptim./K.C/dritare.net