Në Lekbibaj të Tropojës, punonjësi i OSHEE, Selatin Paplekaj, ka sfiduar sasinë e madhe të borës për të riparuar rrjetin e tensionit të mesëm.
Pavarësisht kushteve të motit dhe dëborës e cila ka arritur ne 1 m ishte emergjente për të rregulluar linjën elektrike të 27 familjeve në Lekbibaj në Tropojës.
Dritare.net ju sjell fotot e një djali të jashtëzakonshëm. Për ne është i tillë, sepse ai vetë nuk e pranon. Bëj punën, thotë. Faleminderit Selatin! Ti meriton gjithë duartrokitjet tona./Dritare.net