Sekreti si të jeni bëheni baba i mirë, i fëmijës tuaj të vogël

Hulumtimet e kaluara rreth zhvillimit të fëmijëve, shpesh, i kanë injoruar baballarët. Por studime të reja po zbulojnë se ata luajnë një rol të rëndësishëm, që ndikon  jo vetëm në sjelljen e fëmijëve, por dhe në lumturinë  dhe në aftësitë  e tyre njohëse.

Baballarët e fisit Aka, në Republikën e Afrikës Qendrore, shpesh kujdesen për fëmijët e tyre të vegjël, ndërkohë që nënat janë në gjueti. Ata pastrojnë dhe luajnë me foshnjat e tyre, dhe shpenzojnë më shumë kohë duke i mbajtur ata, sesa baballarët në ndonjë shoqëri tjetër. Përkushtimi i tyre ndaj fëmijëve, i ka bërë që të marrin titullin “Baballarët më të mirë në botë”, nga komentuesit në Internet.

Kjo tingëllon disi ironike, duke qenë se Aka-t janë  shumë egalitarë, dhe kjo tregon sesa ka ndryshuar pikëpamja e të qenit një baba i mirë.

Sot, shumë baballarë njihen si të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe dinjitozë. Një pjesë e madhe e hulumtimeve po e transformon të kuptuarit tonë, sesi ata mund të formësojnë jetën e fëmijëve të tyre, që nga fillimi i jetës.

Kjo është e habitshme duke pasur parasysh se deri në vitet 1970, roli i baballarëve në zhvillimin e fëmijëve të tyre nuk ishte  fare i sfiduar. Puna e tyre më e rëndësishme shihej si mbështetja ekonomike e nënës, e cila kujdesej për fëmijët.

“Fokusi më i madh ka qenë sesi ishin ndërtuar marrëdhëniet e fëmijës me nënën, më shumë sesa mendimet për marrëdhëniet e tjera shoqërore”, thotë Michael Lamb, psikolog në Universitetin e Kembrixhit.

“Më e dukshmja e tyre ishte lidhja baba-fëmijë, një marrëdhënie që u konsolidua si më e rëndësishme, teksa fëmijët rriteshin, por gjithmonë shihej si raport sekondar, në krahasim me nënën”, vijon psikologu.

Sipas një studimi në Universitetin Vrije të Amsterdamit, nga Marian Bakermans-Kranenburg, i cili po hulumton për baballarët e rinj dhe marrëdhënien e tyre me fëmijët,  vë në dukje se 99% e hulumtimit mbi prindër fokusohej te nënat.

Tashmë, kërkime të reja tregojnë se bota sociale e fëmijëve është shumë më e pasur dhe më e ndërlikuar, sesa ka qenë më parë. Nuk janë vetëm baballarët që kanë lëvizur në qendrën e vëmendjes, por edhe gjyshërit, prindërit e së njëjtës gjini, prindërit e thjeshtë dhe prindërit e vetëm, i kanë ndihmuar kërkuesit të kuptojnë se çfarë i bën fëmijët të lulëzojnë, përveç kujdesit.

“Një pjesë e argumentit që unë kam qenë duke u përpjekur për të bërë në 45 vitet e fundit, është se në të vërtetë ka shumë faktorë të rëndësishëm. Ne duhet të pranojmë dallimet  në rëndësinë e tyre, por dhe duhet të kuptojmë se ka dhe shumë marrëdhënie të tjera që zhvillojnë fëmijët”, thotë Lamb.

Një sërë studimesh të kohëve të fundit tregojnë sesa role fleksibël kanë prindërit te fëmijët. Psikologu Ruth Feldman, i Universitetit Bar-llan të Izraelit, ka gjetur  se, ashtu si nëna, edhe baballarët përjetojnë një nxitje hormonale, kur kujdesen për foshnjat e tyre, gjë që i ndihmon në procesin e lidhjes. Kur baballarët janë kujdestarët kryesore, truri i tyre përshtatet me detyrën.

Foshnjat me baballarët shfaqin më shumë emocione, që ndikojnë në formimin e mirë mendor të tyre, dhe kanë më pak gjasa të kenë problem me sjelljen më vonë, krahasuar me foshnjat që kanë një marrëdhënie më të shkëputur me baballarët. Edhe fëmijët më të mëdhenj përfitojnë. Nëse figura e babait iu sjell emocione, ata do të ndihen të kënaqur me jetën e tyre sesa fëmijët e tjerë.

“Faktorët që ndikojnë në formimin e marrëdhënieve janë të njëjta, si për nënën ashtu dhe për babain”, thotë Lamb.

Hulumtime të shkuara kanë zbuluar se nënat dhe baballarët kanë tendencë për të bashkëvepruar më ndryshe me fëmijët e vegjël. Nënat tregojë kujdes të butë, ndërsa baballarët lidhen me fëmijët përmes lojërave. Lamb thotë se kjo nuk ka të bëjë me gjininë e foshnjës, por rolin që ka marrë prindi në kujdesin e fëmijës.

Studimet për çiftet e së njëjtës gjini dhe për baballarët që qëndrojnë në shtëpi, kanë treguar se pavarësisht nga gjinia, është prindi që punon gjatë ditës dhe vjen në shtëpi në mbrëmje, dhe tenton të luajë me lojëra më fëmijët. Prindi që kujdeset për fëmijën gjatë gjithë ditës, ka të ngjarë të sillet më butë me të.

LEXO DHE :  Rama: Brenda mesit të 2020, pothuajse të gjithë me shtëpi të reja!

Në çiftet heteroseksuale, prindi që kujdeset më shumë për fëmijën gjatë ditës është nëna, për një varg arsyesh sociale dhe ekonomike.

Njëra ka të bëjë me lejen prindërore. Ndërkohë që të gjitha vendet e OECD-së, përveç SHBA, ofrojnë leje lindje të paguara në mbarë vendin, të financuara nga publiku.

Në të gjithë OECD, gratë fitojnë 13.8% më pak se burrat (bazuar në të ardhurat mesatare).

Në fakt, edhe në mesin e baballarëve të fisit shumë të lëvduar Aka, gratë kujdesen më shumë për fëmijët. Ata bëjnë gjueti edhe me foshnjat e tyre, por ende askush nuki ka shpallur si nënat më të mira në botë. Por përfshirja e baballarëve më shumë sesa kanë qenë përfshirë dikur në kujdesin ndaj fëmijëve, ka sjellë përfitime, sipas hulumtimeve. Edhe kur bëhet fjalë për lojëra, kjo vlen, sepse është në dobi të fëmijëve.

“Loja është gjuha e fëmijës. Është mënyra sesi ata eksplorojnë botën, duke krijuar kështu marrëdhënie më fëmijë të tjerë.”, thotë Paul Ramchandani, i cili studion lojën, edukimin, zhvillimin dhe mësimin në Universitetin e Kembrixhit.  Ai dhe ekipi i tij vëzhgonin baballarët duke luajtur me fëmijët e tyre në muajt e parë të jetës, pastaj gjurmuan zhvillimin e fëmijëve. Ata zbuluan se ndërveprimet e hershme baba-fëmijë janë shumë të rëndësishme.

Bebet, baballarët e të cilëve ishin më aktivë dhe të angazhuar gjatë lojës, kishin më pak vështirësi në sjellje në moshën një krahasuar me ato me baballarët më të largët ose të shkëputur. Këto rezultate ishin të pavarura nga marrëdhënia e nënës me fëmijën.

Ramchandani paralajmëron se, rezultatet nuk duhet të interpretohen si një lidhje e qartë shkakore. Në vend që të ndikojë drejt për drejt në zhvillimin e fëmijëve të tyre, sjellja e largët e baballarëve mund të jetë një shenjë e problemeve të tjera familjare. Megjithatë, ai e sheh studimin si inkurajues për të lozur me fëmijët, para se të fillojnë të ecin e të flasin.

Disa baballarë nuk e bëjnë këtë kur foshnjat janë të vegjël, sepse nuk janë të sigurt për atë që duhet të bëjnë ose nuk janë të sigurt nëse ata po bëjnë gjërat e duhura. Natyrisht, nënat e reja mund të ndihen në mënyrë të ngjashme, hezituese.

Por Ramchandani thotë se është shumë e lehtë; thjesht ulni fëmijën në prehër dhe bëni kontaktin me sy. Kjo i lumturon ata.

Duke pasur parasysh presionet financiare me të cilat përballen shumë familje, rolet në familje kanë filluar të ndryshojnë. Një ndarje e barabartë, mund të sjellë më shumë përfitime afatgjata.

Studiuesit e udhëhequr nga sociologët Helen Norman dhe Colette Fagan, në Universitetin e Mançesterit, zbuluan se prindërit kishin më shumë gjasa të përfshiheshin kur fëmija ishte i moshës 3-vjeçare.

Në Skoci, një studim i më shumë se 2.500 familjeve tregoi se marrëdhëniet mbështetëse midis babait dhe fëmijës kanë rëndësi sa marrëdhëniet amë-fëmijë, për mirëqenien e fëmijëve.

“Njerëzit kanë parë që profili i baballarëve është përmirësuar dhe tani është bërë temë diskutimi në  sferën politike”, thotë Paul Bradshaw, drejtor i qendrës skoceze për Kërkimet Sociale.

“Një nga pikat që kemi mësuar është se nuk ka një model të babait ideal. Nuk ka një recetë për atë që ai duhet të bëjë ose çfarë lloj sjelljeje duhet të imitojë”, thotë Lamb.

Në fund të fundit, thotë ai, ka të bëjë me mundësinë emocionale dhe plotësimin e nevojave të fëmijës.

Pyetja që të gjithë bëjnë është nëse baballarët duhet të sillen në mënyrë mashkullore apo jo? Përgjigjja është jo, ata nuk kanë pse të sillen ashtu. Baballarët duhet të kujdesen për fëmijët e tyre në mënyrën që e ndjejnë, qoftë përkohësisht, qoftë me kohë të plotë./Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.