Sekreti pse ky vend ishullor, është më i lumturi në botë
Dritare.net
Njerëzit aty janë shumë të relaksuar, ata qeshin shumë. Njerëzit që kurrë nuk ju kanë parë, apo njohur, do t'i shihni gjithmonë të buzëqeshur. Është si një mënyrë jetese.
Por cili është sekreti, që e bën këtë ishull më të lumturin në botë?
"Happy Planet Index", ka zhvilluar një studim, duke u bazuar te, barazia, pritshmëritë nga jeta, mirëqenia dhe gjurmë ekologjiket, të njerëzve në këtë vend.
Sipas kulturës së Vanuatusë, njerëzit punojnë në kopsht qëkur lindin. Kjo i mundëson atyre që të ushqehen, dhe janë të lumtur që kultivojnë tokën e tyre.
Tradicionalisht, njerëzit e Vanuatusë janë të dashur. Lumturia është vetëm pasojë e respektit të madh që kanë ata për natyrën, mënyra si ata e menaxhojnë natyrën, si e menaxhojnë ujin.
Në vitin 2012 një sondazh zbuloi se 75% e njerëzve në këtë rajon jetojnë në zonat rurale. Rreth 90% e tyre kanë akses në tokën e familjes ose fisit. Janë të lumtur se të gjithë atë janë pronare të ishullit, jo vetëm një.
Çdo ditë ata kanë ushqim, dhe kjo është një nga arsyet pse njerëzit e këtij ishulli janë kaq shumë të lumtur. Ata nuk mbështeten te paratë, ndryshe nga bota.
Por ky vend ishullor, rrezikon nga katastrofat natyrore. Banorët shprehen si i kanë mbijetuar tajfunit të kategorisë së 5-të. Ishulli është i rrezikuar nga vullkanet, cunamet, tërmetet, por banorët thonë se ata ia dalin, ata vazhdojnë jetën sikur të mos ketë ndodhur gjë.
"Kur ne jetojmë në paqe, pa asgjë katastrofë, ne ndihemi sikur jemi të bekuar, ndihemi të lumtur.",- thotë njëri nga banorët.
Familjet në fshati i diskutojnë problemet me njëri-tjetrin, me në krye kryetarin e fisit.
"Nëse ti respekton kryetarin tënd, të vjetrit, atëherë i gjithë komuniteti do të fuqizohet. ",- thotë një tjetër banore, shkruan dritare.net
Vanuatusi është i përbërë nga 83 ishuj, me më shumë se 113 gjuhë të ndryshme. Ai vazhdon të ruajë gjuhët dhe traditat e tij. Përmes gjuhës mësojnë si të fokusohen te praktikat dhe jeta në fshat. Dhe kjo është arsyeja pse njerëzit në këtë vend janë kaq shumë të lumtur, jo sepse ata kanë një shtëpi të mirë./ Përktheu nga BBC: Kadrije Çako/dritare.net