Seancë plenare dhe protestë, çfarë pritet të ndodhë sot!
Dritare.net
Kjo është protesta e katërt që po zhvillon opozita kundër qeverisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë skena si në protestat e shkuara. Ndërsa nga ana tjetër demokrati Edi Paloka është shprehur se protesta e 5 marsit do të jetë më e "gjallë".
Gjithashtu, deputetët e PS i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, të garantojë sigurinë fizike të tyre, duke marrë shkas nga protesta e 26 shkurtit.
Policia pritet që të angazhojë sot pothuajse të njëjtin numër punonjësish të rendit, Shqiponjat, FNSH si edhe Gardën e Republikës, por në ndryshim nga herët e tjera po sheh mundësinë që për të rritur sigurinë e deputetëve dhe parlamentit.
Policia ka informacion se protestuesit kanë marrë masa kundër gazit lotsjellës, kështu që do të përdoren autobote. Autobotet do të përdorin ujë ngjyrues për të identifikuar protestuesit që tentojnë dëmtimin e institucion. Gjithashtu, janë vendosur kamera me një rezolucion të lartë regjistrues./E.B-dritare.net