S’dini ku të pushoni gjatë verës, ja 5 vende të bukura dhe të lira!
Dritare.net
Destinacione ka shumë, por nëse jeni prej atyre që duan diçka të re, duhet të zgjidhni të pushoni në një nga 5 vendet që ka sjell dritare.net.
1. Corsica, Francë
Corsica është ishulli i katërt më i madh në Mesdhe. Është vendlindja e Napoleon Bonapartit dhe ky ishull përmban kulturën e tij, duke tërhequr çdo vit rreth 3 milion turistë.
Shquhet për kafshët e egra, për diversitetin e saj gjeografik dhe sigurisht plazhet verbuese. Ndër më të bukurat janë plazhet jugore, të tilla si Tamaricciu, Rondinara, e cila formon një rreth të tërë rëre dhe Palombaggia, pranë Porto-Vecchio, me gurë rozë të zbehtë, ujëra të bardhë dhe rërë të imët. Për një aromë parajse, ishulli Corsica ju pret.
2. Formentera, Spanjë
Formentera është ishulli më i vogël i Balearisë në Detin Mesdhe. Ajo është e vendosur në jug të Ibiza dhe shquhet për plazhet e virgjëra dhe ujin kristal, si dhe plazhet e shumta nudiste. Rekomandohet për familjet dhe ata që duan të shijojnë çastet e relaksimit absolut pranë natyrës. Një ishull relativisht i qetë, por që në korrik-gusht, shpesh është në rrezik të fundoset nga turma, informon dritare.net
3. Budva, Mali i Zi
Diamanti i përafërt i Adriatikut, ka shumë bukuri natyrore dhe është parajsë tokësore për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë. Destinacioni Budva, metropoli i turizmit malazez, me plazhet e saj të mrekullueshme. Qyteti i vjetër është një thesar i trashëgimisë kulturore me rrugë të ngushta, sheshe, ndërtesa historike dhe monumente fetare, ndërsa plazhi ideal është plazhi i Ulqinit, që kombinon peizazhin urban dhe natyror.
4. Siçili, Itali
Sicilia e mafies, vullkanet dhe temperamenti mesdhetar është një përzierje shpërthyese, si lava e nxehtë dhe e zjarrtë e Etnës. Ai është ishulli më i madh në Mesdhe dhe ju e kuptoni se është vendi ideal për pushime, me kryeqytetin e Palermos dhe plazhet e mrekullueshme, informon dritare.net
Një sugjerim i mirë për t’u larë është zona Zigaro, e cila është rreth 1 orë nga Palermo me plazhet kristale. Mund të vizitoni dhe limanet e vogla të Kastelemarës, një parajsë, pasi zona është e njohur për pasurinë e saj nënujore.
5. Split, Kroaci
Split është një vend i njohur qendror në bregdetin kroat. Qyteti i vjetër është edhe më i vjetër se Dubrovniku dhe është mbresëlënës, me avantazhin se çmimet aty janë shumë të ulëta. Përveç kësaj, ka dhe më pak turistike për ata që kërkojnë pushime të qeta dhe të lira./D.M-Dritare.net