Sara Hoxha si Kim Kardashian: Mos kini turp nga trupi juaj
E Enjte 27 Prill 2017, 12:12
Dritare.net
Jo më kot personazhet e famshme në të gjithë botën, modele e aktore, shpesh postojnë foto të problemeve me trupat e tyre, për t’u dhënë një mesazh të rejave se askush nuk është perfekt.
Pas publikimit të disa fotove të trupit të Kim Kardashian në plazhet e Meksikës dhe kritikave për celulit, tani vjen Sara Hoxha me një postim ku tregon sprijat dhe shenjat pas lindjes. Ajo ka një mesazh për të gjithë ata që kritikojnë trupin: “4 muaj pas lindjes, me strija dhe gjithçka tjetër. Boll me kritika për trupin” thotë Sara.
Ashtu siç tha Kim Kardashin, se të kesh celulit është njerëzore, ashtu edhe Sara ka përqafuar shenjat që shtatzënia ka lënë në trupin e saj, duke mos e vrarë mendjen për to./dritare.net