Samiti i Berlinit/ Thaçi: Rama brilant, Haradinaj i paedukatë
Dritare.net
Thaçi ka thënë se kryeministri Edi Rama është treguar briland, ndërsa ka thënë se e ka këshilluar kryeministrin Haradinaj për rrafshin edukativ.
“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë.
Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë.
Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi.
Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri” – tha Thaçi./ I.M-Dritare.net