Salmoni dhe arsyet pse nuk duhet ta konsumoni atë!

Tashmë është bërë shumë e vështirë të peshkosh salmon të egër sepse “stoqet” e Atlantikut janë në zhdukje, ndërsa ato të Paqësorit në rënie. Salmoni që vjen në tryezat tona është thuajse gjithmonë salmon i mbarështimit intensiv, që nuk zëvendëson një alternativë të mirë as për ne e as për ambientin e ekosistemin.

Gjithnjë sipas shkencëtarëve janë arsyet pse nuk duhet ngrënë salmoni i kultivuar: Në kultivimin intensiv mbeturinat nuk largohen asnjëherë, as rrjetat nuk i marrin me vete. Mendojeni, është njësoj sikur të mos ndërronit kurrë rërën e maceve… Rezultati është mijëra tonelata mbeturina e jashtëqitje që depozitohen përreth ushqimeve që nuk lëvizin kurrë. 600.000 salmonë, që notojnë në një “supë” mukoze dhe mbeturinash, ushqejnë mutacionet që përhapen në Atlantik dhe vijnë nga supermarketet drejt e në tryezën tonë. Pas një studimi të gjatë rreth rritjes së salmonit, studiuesi David O.Carpenter ka deklaruar për mediat: Salmoni i kultivuar duhet shmangur njësoj si sëmundjet. Salmonit të kultivuar i injektohen ngjyrues për ta bërë të ngjashëm me salmonin e egër. Prodhuesit përdorin Salmo Fan për të përftuar ngjyrën që kërkon tregu. Si ia dalin? E thjeshtë, e shtojnë ngjyruesin në ushqim. Në vitin 2013, Norvegjia mori miratimin e Unionit Europian për të rritur sasinë e endosufanit në ushqim.

salmon_steaks-resized-600 fishfarm

Emri që mund të jetë i panjohur për ju është një pesticide toksike, i ndaluar në shumë vende. Mjekët norvegjezë u këshillojnë mamave në pritje të një fëmije të mos konsumojnë salmon, për shkak të nivelit të lartë të toksinave që përmban tuli i tij. Substancat që gjenden në këtë peshk janë të njohura për dëmin që mund t’i shkaktojnë zhvillimit të trurit të fëmijës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.