Përbërësit:
500 gram patate
6 feta proshutë derri
1 qepë të kuqe
1 thelpi hurdhër
kripë, piper
1 limon
vaj ulliri
½ tufë majdanoz
Përgatitja:
Në fillim ziejmë patatet me pak kripë. Më pas i qerojmë dhe i hedhim në blender. I shtojmë 2 lugë vaj ulliri, lëngun e limonit të plotë, një majë lugë kafe me piper dhe i rrahim për 1-2 minuta. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim proshutën dhe më pas e presim në copa të vogla.
Ia hedhim puresë së patatave dhe sipër i shtojmë qepën e kuqe të grirë hollë, hurdhrën e grirë imët dhe i përziejmë mirë. Në fund e shërbejmë dhe sipër i shtojmë majdanozin. E lëmë në frigorifer të ftohet për rreth 30 minuta dhe sallata me patate e proshutë është gati!