Salianji: Janë 200 vetë në listat e zeza të Vettingut

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji  në një intervistë në News 24, në lidhje me Vettingun në politikë u shpreh se, rreth 200 politikanë janë pjesë e ‘listës së zezë’ dhe se duhen hetuar.

Salianji shtoi se Vettingu duhet të niset nga krerët e politikës edhe pse në rrjetë mund të bien edhe opozitarë.

“Mjafton që qytetaret t’i vendosim para dritëhije të politikanëve. Ne kemi qëndruar në Reformën në drejtësi të pakapur. Koha na ka dhënë të drejtë, sot kemi një kryeprokurore të kapur. Sot institucionet e reja të drejtësisë, SPAK, KLGJ, KLP, janë ende të emëruar dhe të pazgjedhura. Në nuk jemi kundër ONM. Politikanët t’i hyjnë vettingut. Ne do të paraqesim në projekt të plot. Nuk negociojmë, duam ose po ose jo dhe nuk ka rrugë tjetër. Kjo duhet votuar jo për ne. Sot janë 100-200 politikanë që kanë problem dhe qytetarët kërkojnë të hetojnë. Kjo është në interes dhe në shërim të publikut. Sot ky proces nuk e ndalon hetimin e prokurorisë. Këtu ka vetëm një frikë të Ramën dhe mazhorancës, për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Që sot nuk ka asnjë pengesë ligjore, as prokuroria të çojë para drejtësisë politikanë dhe familjarë të tyre. Nëse ikin disa politikanë, por cili është problemi këtu?! Kjo shyqyr që do të ndodh. Vettingu në politikë sjellë një proces të shëndosh. Ta nisim pastrimin nga koka, por shqiptarët thonë se peshku qelbet nga koka. Ne nuk e kemi ndarë pjesën e një plani apo alternativë. Ne nuk e kemi zhvendosur aspak nga çështje e rëndësishme. Sinjali i televizioneve, ashtu siç e fituam betejën nga Teatri. Ne nuk e kemi larguar fokusin nga çështjet që kanë interes për qytetarët.”, -tha Salianji. V.D/dritare.net/

LEXO DHE :  Horoskopi i muajit dhjetor 2019

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.