Salianji: Dekretin e shqyrton Gjykata Kushtetuese
E Hënë 24 Qershor 2019, 16:04
Dritare.net
Për vendimin e Kolegjit, ka reaguar ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili tha se dekretin nuk e shqyrton askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk është funksionale.
“Një parti me emër kodi, PUK kërkon të çregjistrohet, KQZ dhe Kolegji i thonë rri me zor se një ditë do ketë zgjedhje, Rilindja me gjithë çfarë ka thotë u gjykua dekreti!
Të gjithë e raportojnë sikur u rrëzua dekreti!
As u rrëzua as u rilind gjë, dekretet i gjykon GJK, zgjedhjet janë dita kur populli zgjedh përfaqësuesit jo dita kur regjimi imponon kush do abuzojë për ca kohë!”, shkruan Salianji./E.B-dritare.net