Sait Dollapi i iku me vrap policisë, Ngjela: Gabim i madh

Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, flet për rastin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapit, i cili u ndalua nga policia në protestën e 11 majit. Ngjela tha se, askush nuk i ikën me vrap policisë. Ndërkohë, Ngjela tha se, ikja me vrap nga policia ndaj Dollapit ishte një gabim i madh.

“Në të gjithë botën nuk i ikën dot policisë me vrap. Mirë ishte të mos kishte ndodhur. Ai ra. Dollapi ishte një njeri i identifikuar sepse nuk vinte nga krimi, por nga politika. Ai iku dhe ky ishte gabim i madh. Nuk e dimë pse u largua, por largimi dhe rrëzimi e bën situatën të rëndë. Largimi është shkaku. Mund t’i kishte ndodhur diçka edhe më e madhe sepse situata ka qenë e tensionuar,. Nuk ka këtu problem politik. Ai bëri një gabim, ikja me vrap, asgjë tjetër. Ai ra, nuk është se këta e kapën sepse e identifikonin kollaj se është person politik.”, -tha Ngjela./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ja zonat ku do të ketë reshje shiu sot!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.