Sa të zgjuar jeni? Zgjidhini këto situata në 1 minutë!
Dritare.net
Me këto ushtrime ne ju japim mundësinë të jeni si Sherlock Holmesi i famshëm, me një logjikë dhe aftësi për të zbuluar edhe detajet më të vogla.
Luani edhe ju për herë të parë rolin e detektivit, dhe i zgjidhni këto 4 situata.
- Gjeni kodin.
Një vrasës serial rrëmbeu një burrë. Ndërkohë viktimës iu tha se, nëse ai gjente kodin, do të lihej i lirë pa u dëmtuar. Përpara ka një pjatë me lëng helmues, një gotë, një fetë limoni dhe një shkrepse. Ndërkohë, kodi është shkruar poshtë helmit dhe i rrëmbyeri duhet ta largojë helmin për të gjetur kodin, informon dritare.net
Ai ka vetëm një minutë kohë për ta zbuluar atë dhe nuk mund ta prekë pjatën. Si mund ta bëjë ai këtë?
- Shpëto princeshën
Një princeshë u mbyll në një kullë 50m të lartë. Ajo ka një litar, por është vetëm 25 metra e gjatë. Ajo arriti të largohet. Ne dimë vetëm që ajo e preu litarin në mes. Pra si shpëtoi princesha?
- I ndihmoni ata të shpëtojnë
3 burra u rrëmbyen dhe u mbyllën në një dhomë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar është nga një dritare lart mbi ta. Nëse njëri prej tyre mund të shpëtojë, ai mund të telefonojë policinë. Burrat qëndrojnë në supet e njëri-tjetrit, por ai që është në krye është pak i shkurtër për të arritur dritaren, informon dritare.net
Çfarë duhet të bëjnë ata?
- Cila pyetje e drejtë?
Të burgosurve u ishte thënë se ata kanë një shans për të qenë të lirë. Ka dy dyer dhe një roje sigurie pranë secilës derë. Njëri prej rojeve është gënjeshtar dhe tjetri gjithnjë tregon të vërtetën. Një derë çon në liri, ndërsa dera tjetër do të çojë të burgosurit në dhomën e ekzekutimit.
Të burgosurit mund të flasin vetëm me një roje, dhe të bëjnë vetëm një pyetje. Cila pyetje duhet për të gjetur derën që do t'i çojë ata në liri?/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net