Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton

Ditën e djeshme qeveria miratoi vendimin për programin e pagesës së papunësisë. Masa e nivelit, bazë e të ardhurave nga papunësia për çdo përfitues do të jetë 50% e pagës minimale në të gjithë vendin, pra në vlerën 12 mijë lekë. Kjo pagesë është mbështetje financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj. Koha gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e papunësisë do të njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni, pleqërie, familjar apo invaliditeti.  Edhe për ato familje që dalin nga skema e ndihmës ekonomike, qeveria miratoi vendimin ku kjo shtresë shoqërie do të trajtohet  me një pension prej 5,500 lekësh në muaj.

KONTRIBUTET
Për të përfituar nga kjo pagesë, duhet që individët të kenë qenë të siguruar dhe kjo do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë vetëm një vit të siguruar, u lind e drejta të marrin vetëm tri paga në masën 12 mijë lekë secila.
Ata që kanë 3 vjet të siguruar do të përfitojnë 6 pagesa papunësia, ata që kanë kontribuar pesë vite, do të marrin 9 paga dhe ata që kanë mbi 10 vite sigurime, do të marrin për 1 vit rresht pagesën e papunësisë. Personat gra mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

LEXO DHE :  Horoskopi javor 24-30 qershor 2019

Vendimi përcakton se do të kenë shtesë në masën 5 për qind për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%.
Sa u takon rasteve kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka në ngarkim fëmijën. Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij./K.Ç/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.