Rudina Xhunga në Top Channel, në një rrëfim për gazetarinë
Dritare.net
E pyetur nga gazetarja se për çfarë e merrte më shumë malli për 14 vite në Top Channel, ajo tha: “Me merr malli për Topin. Është televizioni ku u rrita. Të kesh mall do të thotë të kesh emocione, mirënjohje dhe përgjegjësi. Ndaj misionit, ndaj ekranit dhe detyrim të japësh dhe kthesh çfarë more. Sepse nëse nuk lë pas vetes gazetarë të rinj, nuk ke lënë pas asgjë. Ëndrra vazhdon në logo të reja, në detyra të reja, në mënyra të reja dhe sidomos në njerëz të rinj që iu shkëlqejnë sytë dhe ju rreh zemra, sikundër mua, kur thosha; ‘Mirëmbrëma të dashur teleshikues’. Nëse nuk krijon njerëz të rinj, asgjë nuk ngelet, veç kujtimeve. Ndaj nuk kam turp nga malli im dhe nga dëshira për të treguar sa ia vlen të bësh televizion të mirë dhe të përgjegjshëm”./Dritare.net