Rudina Magjistari ndan foton e ëmbël të vajzës së saj!
E Shtunë 4 Janar 2020, 20:08
Dritare.net
Moderatorja Rudina Magjistari, e cila mban qindra njerëz lidhur pas ekranit pasditeve, i ka bërë vetes dhuratë disa ditë pushime, për të kaluar një kohë cilësore me familjen e saj. Ajo, sëbashku me burrin dhe të bijën, kanë zgjedhur Alpet Zvicerane për të pushuar, dhe siç duket dhe nga postimet në rrjete sociale, po kalojnë për mrekulli. Sot, Rudina ka ndarë një foto të vajzës, Mias, e cila me gishtat e saj të vegjël, të futura në doreza, i bën një zemër mamit. Rudina, në foton e postuar në Instagram, shkruan: “Zemra ishte për mua dhe unë po e ndaj me ju”./E.B-dritare.net