Rudina Hajdari: Opozita parlamentare, pro çeljes së negociatave

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë bashkë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është shprehur se, opozita parlamentare është pro çeljes së negociatave.

“Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor.”,- tha Hajdari./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tërmetet/ Ministria e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër pushim në 3 qarqe

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.