Rudina Hajdari: Ja kur mbahen zgjedhjet, këtu do të jemi do e shihni!

Deputetja e PD, Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në kuvend ka thënë se zgjedhjet do të shtyhen me vetëm një muaj.

Hajdari ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në korrik.

“Nesër presidentit mund t’i teket që për shkak të kriminalitetit të rritur, të rikthejë dënimin me vdekje. Mendoni ju se organet e drejtësisë do e zbatojnë këtë gjë? Ku jemi këtu? Kështu bëhet kjo punë? Ë? E di çfarë mund të ndodhë, maksimumi do shtyhen zgjedhjet një muaj. A ia vlejti barra qeranë të bllokonim reformën në drejtësi, a ia vlejti që të bllokonim integrimin në BE? Të dashur qytetarë, është koha që të mos merremi më me këta të tre që janë në politikë prej kohësh. Presidenti është në konflikt interesi pasi ka bashkëshorten kryetare të një partie.” – tha ndër të tjera në fjalën e saj Hajdari./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Meta sulmon Ramën: Thirrjet e kryeministrit për dialog, ishin propagandë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.