Rudina Hajdari: Figura e babait tim, frymëzimi më i madh i besimit te demokracia

Sot, 21 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Pas homazheve të zhvilluara te Varrezat e Dëshmorëve dhe te memoriali i të atit, Rudina Hajdari, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, sot pas 21 vjetësh kriza të ndryshme kanë mbërthyer vendin.

Sipas Hajdarit, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike. Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, shkruan Hajdari, figura e të atit mbetet frymëzimi më i madh i besimit te sistemi i demokracisë.

“Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cenohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane.”,- shkruan Hajdari./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Sizmologu: Janë regjistruar 297 goditje, tërmetet do të vazhdojnë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.