Rudina Hajdari: Djegia e shkollës në Shkodër, traumë kombëtare
E Mërkurë 19 Qershor 2019, 09:09
Dritare.net
"Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë antishqiptare.
Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore ta dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”
Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.",- shkruan Hajdari në Facebook./K.C/dritare.net