Rudina Dembacaj nuk lejon as ta uroni dhe as ta fyeni për lidhjen e saj me Mark Frrokun!
E Martë 7 Janar 2020, 12:12
Dritare.net
Ishte përfolur shumë për një lidhje mes aktores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku. Mbrëmjen e kaluar ajo e konfirmoi, përmes një postimi në instagramin e saj. “E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Në mesin e komenteve që e uronin për këtë lajm, kishte edhe komente fyese dhe aspak të këndshme. Ndaj për këtë arsye Rudina, në postimet e fundit, ka hequr opsionet që të lejojnë të komentosh në instagram. Në fund të vitit të kaluar, aktorja pranoi se është divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka një vajzë./L.F-dritare.net