Ruçi: Ky është qëndrimi ynë për Luftën Antifashiste!

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh në 75 vjetorin e themelimit të Brigadës së Tetë. Sot, në Sheper të Zagorisë, Këshilli i Qarkut Gjirokastër organizoi ceremoninë e festimit të 75 vjetorit të krijimit të Brigadës së Tetë të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u dërgoi një mesazh urimi pjesëmarrësve në këtë ceremoni, të cilën e lexoi Kryetari i Qarkut Z. Armand Hilaj, i cili vendosi edhe kurorën e përgatitur nga Kuvendi i Shqipërisë në emër të Kryetarit të Kuvendit.

Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në këtë ngjarje të shënuar, ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të sinqerta: të rroni ju, fëmijët dhe pasardhësit tuaj! Ta festojmë jetë e mot krijimin e Brigadës së Tetë dhe të formacioneve të tjera luftarake të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të partizanëve, antifashistëve dhe çlirimtarëve shqiptarë!

Brigada e Tetë u krijua në Sheperin e pushkës e të penës.  Atje ku u kurorëzua kjo njësi e madhe luftarake, 64 vjet më parë kishte lindur dhe kishte kënduar me gjithë fuqinë e shpirtit  për mëmëdheun e lirë vjershëtori ynë i shquar Andon Zako Çajupi.

E kam thënë dhe po e përsëris se asgjë nuk është më frymëzuese sesa Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që qëndron si një margaritar në gjerdanin e stolive të popullit shqiptar.  

Sot përulem me nderim të thellë para veprës së 915 luftëtareve e luftëtarëve të Brigadës së Tetë, të batalioneve që formuan këtë formacion si “Ҫamëria”, “Perlat Rexhepi”, “Koto Hoxhi”, “Misto Mame”, “Thanas Ziko”, “Dëshnica”; Grupi i Parë dhe i Tretë  i Kurveleshit dhe zona e Mallakastrës.

Përulem para veprës dhe kujtimit të 93 kuadrove drejtues e komandues të Brigadës, 66 shoqeve partizane dhe 46 partizanëve-pionierë të saj.

Nderoj veprën dhe kujtimin e drejtuesve të shquar të Brigadës,  Asaf Dragoti dhe Qazim Kondi dhe më vonë Feti Smokthina dhe Rasim Baze.

Menjëherë pas krijimit, Brigada e Tetë u ngarkua me një mision të vështirë: mision të cilin vajzat dhe djemtë partizane të saj e kryen me sukses.  

Njësitë e saj siguruan punimet e Kongresit të Përmetit, luftuan me vetëmohim për çlirimin e Gjirokastrës, Beratit, Konispolit, Lushnjës dhe Tiranës, dhe mjaft fshatrave e krahinave të tjera, madje edhe përtej kufirit shqiptar. Rreth një e treta e rreth 400 luftimeve dhe veprimeve luftarake të Brigadës janë kryer jashtë kufirit, në Mal të Zi dhe në Bosnjën Jugore, deri në Vishegrad, në përbërje të Divizionit VI.

Në altarin e lirisë qëndrojnë sot dhe do të jenë përjetësisht 148 partizanë e partizane të Brigadës së Tetë, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe atdheun, 3 prej të cilëve janë nderuar me titullin e lartë “Hero i Popullit”.

Sot Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare duhet e largët në kohë. Por ajo është aq afërt për nga vlerat që u dha Shqipërisë e shqiptarëve, për nga mesazhet e fuqishme që mbart e rrezaton, për nga mësimet e vyera që na ka lenë.

Sot jetojmë në demokraci dhe gjithkush është i lirë të flasë, të shkruaj, të gjykojë e të interpretojë si dëshiron. Por asgjë nuk mund të errësojë veprën e lavdishme të partizanëve e komandantëve shqiptarë, të vajzave e djemve të Shqipërisë që luftuan e ranë për lirinë e saj, për lirinë tonë, për mirëqenien tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është i panegociueshëm sepse antifashizmi është i panegociueshëm.

Atyre që kanë venë në dyshim vlerat dhe kontributin e partizanëve shqiptarë, vetëm një fjalë kam për tu thënë:

Zotërinj, mund të kini mendimet tuaja, por nuk mund të kini faktet tuaja. Mendimet janë të ndryshme, faktet janë kokëfortë dhe janë të pandryshueshme.

Është emancipim politik të nderosh antifashistët dhe të udhëhiqesh nga vlerat antifashiste.

Është obskurantizëm politik të shtrembërosh apo mohosh këto vlera.

Unë dhe të gjithë socialistët shqiptarë e kemi bërë zgjedhjen tonë. Ju zgjidheni vetë në cilën anë të historisë dëshironi të qëndroni.”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar pjesëmarrësve në festimin e 75 vjetorit të krijimit të Brigadës së Tetë të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, në Sheper të Zagorisë./dritare.net

LEXO DHE :  Vrasja e 22-vjeçarit në Vlorë, flet xhaxhai pas ngjarjes

 

1 Koment

  1. Harram qumeshti i nenave gjithe atyre qe u struken e nuk bene revolucionin e te gjitha koherave ne sherbim te atdheut – shfarrosjen e rraces se Rucave a Brahove e gjithe morrave te kuq.
    Ky do te ishte NDERI me i madh qe do ti behej kombit shqiptar, brenda the jashte kufijeve te cenuar me 1913.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.