Ruajini fëmijët nga abuzimet seksuale!

Nga Enertila Bekteshi, psikologe në QSUT

Abuzimet, sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj të miturve janë fenomenet mjaft shqetësuese ndaj shoqërisë në ditët e sotme. Abuzimet seksuale mbeten forma më e rëndë, kjo për shkak të pasojave që lë te fëmijët. Këto abuzime shpesh nuk raportohen, ndoshta nga frika e viktimës dhe e familjes përball shoqërisë. Traumat fëmijërore konsiderohen si të pashërueshme dhe ato lënë plagë që nuk korrigjohen në moshë madhore. Ky nuk është një fenomen i ri për shoqërinë tonë thjesht ne duhet të jemi më të vëmendshëm. Duhet të kujdesemi që fëmijët tanë të mos gjenden përballë një situate të tillë. Mënyra e informimit për fëmijët tanë duhet të jetë e hershme dhe duhet bërë që në moshat e vogla. Është shumë normale që një fëmijë të marrë edukatë seksuale.

Fëmija duhet të dijë dhe të njoh mirë marrëdhëniet që duhet të ketë më të tjerët qofshin këta shokë, shoqe, komshi, mësues, moshatar apo një person më i madh. Ne duhet të fillojmë të flasim me fëmijët sado e vështirë të jetë biseda me ta. Unë mendoj që në shkolla duhet të këtë një orë mësimore për edukatën seksuale. Një nënë e mirë dhe një baba i mirë nuk duhet ta anashkalojë këtë temë sado i vogël që mund t’i duket fëmija i tij. Do të ishte më e mira që nënat të mund të flisnin me vajzat dhe djemtë me babanë. Duhet që prindërit të gjejnë një moment të përshtatshëm qoftë edhe kur fëmijët janë duke bërë dush apo ndoshta bisedën mund ta fillojnë në një formë shakaje apo loje. Një prind i mirë është gjithmonë ai që komunikon me fëmijën e vet dhe i sqaron gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Gjithmonë komunikimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe realist, pasi ndonjëherë fëmija krijon barriera në komunikim deri sa nuk do të donte të dëgjonte, apo edhe mund të ketë frikë për të dëgjuar.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm me të vegjlit tanë qoftë edhe në një komunikim të thjeshtë, ndoshta edhe nëpërmjet lojës me të. Duhet që fëmijës t’i shpjegohet shumë afër botës së tij, një shpjegim i thjeshtë. Fëmijëve duhet t’u bëjmë të kuptojnë ajo që duhet dhe ajo që nuk duhet, çfarë është e dëmshme për të dhe çfarë nuk është e dëmshme për të. Ne duhet t’u themi fëmijëve tanë që nuk duhet të ekspozohen ‘lakuriq’ në termin e fëmijës, për t’u kuptuar më mirë nga ata ose se dikush nuk duhet t’i prekë poshtë rrobave në pjesët intime, kushdo që të jetë edhe ndonjë i afërt apo i njohur. Duhet t’i njohim fëmijët se veprime të tilla mund të ndodhin edhe nga familjaret. Abuzuesi mund të ndodhë që të jetë një i njohur një shokë,  një mësues, një komshi apo një i afërm tjetër. Abuzuesi mund  t’i shprehë interes si fillim duke i ofruar miqësinë, lojërat, dhuratat. Mosha ideale nuk mund të përcaktohet, pasi abuzime kemi parë edhe në mosha të vogla, por nga klasa e 5 fëmijët fillojnë të kuptojnë, dhe arrijnë të përpunojnë informacion. Në këtë moshë fëmijës mund t’i ofrohet informacioni edhe në formën e një broshure informuese. Jam gjithmonë e mendimit se prindërit duhet të flasin, të jenë të hapur për të diskutuar ashtu siç gjërat janë, në një bashkëpunim shumë të mirë më fëmijët e tyre. Ndodh që për tema të tilla fëmijët mund të jenë të trembur. Është shumë e kuptueshme kjo. Miqtë e fëmijëve tanë janë një element shumë i rëndësishëm nga të cilët mund të marrim sinjalet e para nëse fëmija ynë ka diçka që nuk shkon.

LEXO DHE :  Çmendet moderatorja/ Shan regjinë live, me fjalor rruge 

Shenjat që fëmijët mund të shfaqin janë pagjumësia, një gjumë jo i qetë, fëmija mund të ketë një çekuilibrim të ditës së zakonshëm. Prindërit duhet të njohin mirë çdo reagim të fëmijës apo shpërqendrim që mund të ketë. I dhunuari nuk është asnjëherë fajtor. Shpeshherë prindërit u japin fëmijëve telefona me të cilët fëmijët mund të futen në sajte pornografike dhe mund të orientohen jashtë moshës së vet. Kjo i çon në një mospërputhshmëri të moshës me veprimtarinë e tij, gjë e cila jep një çekuilibrim emocional që më vonë do të reflektohet. Edukata seksuale është shumë e mirë që të jepet dhe aktori kryesor duhet të jetë prindi, mësuesi. Nuk duhet që fenomene të tilla të ndodhin dhe ne, qoftë si shoqëri apo si prind duhet të reagojmë. Do të doja shumë që fenomene të tilla të ishin sa më pak, por edhe nëse vihen re nuk duhet kurrsesi të kalojnë në heshtje. Ato duhen ndjekur me qetësi, të anashkalohet turpi dhe faj, pasi problemi që ata kanë mund të jetë më i madh sesa turpi dhe fajtori./dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.