Rritja e notës mesatare, Besa Shahini: Për të kthyer dinjitetin e mësuesit
Dritare.net
Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë fjalës së saj të mbajtur në kuvend, ka folur për rritjen e notës mesatare në 7.5 për lëndët e mësuesisë.
Ajo deklaroi se kjo notë është rritur, për t'i kthyer dinjitetin e munguar figurës së mësuesit.
“Më së pari dua t’iu them se mësuesit deri më sot, nga PD kanë dalë mësues persona që nuk e kanë merituar. Nota mesatare për t’u bërë mësues është bërë më së pakti 7.5. Ndërkaq, mësuesit e ciklit të ulët duhet të kenë një mesatare 6.5. Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollë të mesme, janë dobët edhe në shkollë të lartë. Është mirë që të ndahen gjërat.
Ata që kanë qenë dobët, mund të bëjnë 2 vjet shkollë. Ndërsa ata që janë mirë, mund të bëjnë Bachelor dhe më tej të gjitha nivelet. Ne po bëjmë politika sa më të mira. Pra, ne po orientojmë. Është e domosdoshme që të kemi notën mesatare, që edhe nxënësit të dinë se ku të orientohen. Nxënësit e dobët duhet të mos pranohen në universitet. Figura e mësuesit duhet të jetë ajo e një figure që ngjall respekt. Ata që janë më së miri të arsimuar do të bëhen mësues. Për ne nuk ka kthim pas, ne do kthejmë dinjitetin e mësuesit”, tha ministrja Shahini./ I.M-Dritare.net