Rreziku në Turqi, SHBA urdhëron familjet e punonjësve të konsullatës të largohen nga Stambolli
E Diel 30 Tetor 2016, 13:01
Dritare.net
Ky urdhër ka të bëjë vetëm me Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Stamboll, e cila mbetet e hapur dhe me personel të plotë, e jo për ndonjë përfaqësi tjetër diplomatike amerikane në Turqi. Javën e kaluar, Departamenti amerikan i shtetit i këshilloi shtetasit që “me kujdes ta shqyrtojnë nevojën për udhëtim në Turqi”.
Ndjenjat anti-amerikane janë të larta në Turqi, që është aleat në NATO, ku ende janë në fuqi ligje për gjendje të jashtëzakonshme prej dështimit të përpjekjes për puç, në muajin korrik, shkruan REL. Turqia, po ashtu, lufton kundër kryengritjes së ripërtrirë të separatistëve kurdë dhe është e prekur nga ndikimi i luftës në Sirinë fqinje, përfshirë edhe sulmet nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.