Rreshtat e parë si 24-vjeçar!

Nga Isa Myzyraj

Sot bëra 24 vjeç, dhe sigurisht shumë nga ju do me uroni edhe 100, e do me thoni shprehjen monotone shpeshherë të bezdisshme: Kalofsh mirë sot!

Në fakt asnjë ditë nuk kalohet mirë ne një ambient qe fatkeqësisht prodhon veç depresion, ankth, ankth për të tashmen, por më shumë për të nesërmen!

U bëra 24 vjeç, dhe ne këtë vend nuk ndryshoi asgjë, por u linda, e u rrita duke dëgjuar herë pas here thirrjen: “ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!

U bëra 24 vjeç, dhe për 24 vjet në ekranet televizive shqiptare qarkullojnë po të njëjtat fytyra, por më e rëndë është se janë të njëjtat fjalë, pothuaj të njëjtat premtime, që nuk i bënë dot për kaq vite e përsëri i premtojnë.

U bëra 24 vjeç dhe e dëgjova mijëra herë një fjalë: DREJTËSI, qe nuk u vendos për kaq shumë vite, dhe dëgjova edhe një fjalë tjetër, fajtor, që politikanët tanë e gjetën, pak minuta pas çdo ngjarje.

U bëra 24 vjeç, pashë luftëra, dhe pas luftërave takime paqeje e rindërtime shtetesh, por vendin tim veç e pashë duke u rrënuar jo nga armiqtë, por nga shqiptarët që hiqen si 24 karatësh.

Pashë, teksa liderët botërorë, e politikanë mbajnë fjalime frymëzuese, emocionuese e kaq të bukura, por në gjuhën shqipe për dreq nuk më frymëzoi kurrë, asnjë!

Pashë, shpikje mahnitëse në botë, e pashë projekte të jashtëzakonshme duke u ndërtuar e përfunduar, e këtu ka nje jetë qe e dëgjoj se: “Do bëjmë kanalizime”!

U bëra 24 vjeç, punova që 17, më shume sesa kolegët e mi jashtë vendit, por unë kam kursime për një biletë deri në Romë, e ata blejnë shtëpi me kursimet e tyre!

LEXO DHE :  Bardhi paralajmëron Ramën: Fundi yt do të jetë i shpejtë dhe i tmerrshëm!

U bëra 24 vjeç, dhe përcolla jashtë vendit tre apo katër breza shokësh, te cilët nisën të ikin nga ky vend qëkur unë isha 16 vjeç, për të mos u kthyer më kurrë!

U bëra 24 vjeç, dhe unë akoma kur konkurroj për një vend pune në administratë pyetem nëse jam me PD, PS, apo LSI!

U bëra 24 vjeç, pashë të arrestoheshin kryeministra e presidentë, por në vendin tim, të njëjtët qarkullojnë nga një karrige në një më të lartë!

Teksa bota ecën me hapa galopantë, në teknologji e ekonomi, ketu akoma diskutohet Unaza e Re, projekti i përmendur 20 vjet para se unë të lindja!

U bëra 24 vjeç, dhe pashë teksa ndërtimet e larta prej betoni, kanë shkuar deri te vala e detit në Durrës, e shumicën e kohën janë bosh, sepse s’ka njerëz!

U linda, u rrita dhe i bëra 24 vjeç, dhe e dëgjova e ridëgjova se: Ky vend do bëhet. Ehh, nuk u bë kurrë, e sot, përsëri e dëgjoj se do të bëhet një dite.

E kur të bëhet ky vend, unë ndoshta ose do jem plakur, ose do kem vdekur, e në dreq shkofshi pastaj të gjithë.

Po se pashë unë Shqipërinë e bërë, as që më bëhet vonë për brezat e tjerë. Prandaj, po se pashë unë të bërë, mos u bëftë kurrë ky vend!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.