Rrëshqiti në akull, humb jetën i moshuari në Vlorë
E Enjte 12 Janar 2017, 16:04
Dritare.net
Mësohet se një 81-vjeçar është rrëzuar në oborrin e banesës nga ngrica në fshatin Panaja të Vlorës.
Ai është identifikuar si Tasim Llane.
I moshuari mësohet se ka pësuar dëmtime fizike për shkak të rënies dhe është dërguar me urgjencë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.