Rrëshqet në kanalin kullues, humbi jetën 62-vjeçari nga Kuçova
E Diel 10 Dhjetor 2017, 16:04
Dritare.net
Nga mbikëqyrja e parë ka rezultuar se në trupin e 62-vjeçarit nuk ka shenja dhune, ndaj dyshohet që vdekja e tij të ketë qenë aksidentale. Një tjetër supozim është që për shkak të ndonjë problemi shëndetësor ai të ketë humbur ekuilibrin dhe të ketë rënë në kanalin kullues. Sidoqoftë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të episodit dhe nga komunikimi me familjarët është mësuar se Ll.B vuante nga probleme mendore./D.M-Dritare.net