Rregullat që duhet të ndiqni, për të shmangur helmimin nga ushqimet!

Gjatë kësaj vere, shumë njerëz janë prekur nga helmimet, dhe kjo është e rrezikshme për shëndetin. Për të shmangur helmimet, dritare.net ju tregon disa rregulla të rëndësishme.

1. Marinoni me uthull dhe limon, ushqimet


Marinoni me limon dhe uthull mishin e pagatuar, jo vetëm bëhet më i shijshëm, por dhe ngadalëson rritjen e baktereve në mish. Pasi të marinoni mishin, lëreni në frigorifer, dhe maksimumi dy ditë.

2. Shikoni temperaturën e mishit, dhe jo ngjyrën


Zakonisht  kur gatuani vetë mish, kujdesuni që ta gatuani në temperaturë të lartë, ose përdorni termometër ushqimi. Kështu, ju do siguroheni që mishi është pjekur tamam, dhe bakteret janë vrarë. Është një mënyrë shumë efikase për të shmangur helmimet. Mos shikoni ngjyrën, sepse ajo mashtron.

3. Lani ushqimet edhe pse në etiketë shkruajnë të lara


Zarzavatet me gjethe si rukola, sallat, spinaqi etj, konsiderohen si ushqimet më të rrezikshme në verë, nëse nuk pastrohen si duhet. Mënyra më e mirë për t’i pastruar është, t’i lani gjethet e tyre një për një, pastaj t’jua hiqni ujin mirë. Në fund, pasi i keni hequr ujin, thajini me një leckë, apo pecetë. Është mirë që të gatuhen shpejt, dhe maksimumi të mbahen një javë në frigorifer.

4. Ruajini ushqimet nga zonat e rrezikshme


Kur temperaturat janë të larta, bëni kujdes që ushqimet mos t’i ekspozoni ndaj diellit. Nëse ushqimet që prishen shpejt, i lini më shumë se dy orë në temperaturë ambienti, rrezikoni të helmoheni pas konsumimit të tyre.
Dhe kur bëni pazare, kujdesuni që ushqimet t’i vendosni në bagazh, dhe jo brenda në makinë. Sepse duke u ekspozuar në diell, ata mund të prishen. Nëse i mbani para në makinë, dritare.net ju sugjeron të mbani ndezur kondicionerin.

LEXO DHE :  Akuzat për falsifikim të fletëve të votimit, reagon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

5. Lani pjatat shpesh


Ju mbase nuk e dini, por dhe një pjatë e larë një ditë më parë mbart shumë baktere. Prandaj është e këshillueshme që pjatat dhe enët e tjera të kuzhinës të lahen vazhdimisht. Dhe kini parasysh, që kuzhina duhet të jetë gjithmonë e pastër, për të shmangur dëmet shëndetësore për shkak të mikrobeve dhe baktereve.

6. Shkrini në mënyrë të sigurt


Ushqimet e ngrira mos gaboni t’i shkrini me ujë të nxehtë, sepse në këtë mënyrë ju do riaktivizoni të gjithë bakteret në mish. Mënyra e duhur është ta nxirrni ushqimin nga frigoriferi dhe ta lini të shkrijë vetë, ose futeni në ujë të ftohtë dhe gjatë shkrirjen ndryshoni ujin vazhdimisht. Ju gjithashtu, mund ta gatuani ushqimin edhe pa shkrirë, do marrë 50% më shumë kohë, por më mirë të hani shëndetshëm sesa të kurseni kohë.

7. Ekzaminoni kavanozat dhe kanaçet


Ushqimet në kavanoza dhe në kanaçe qëndrojnë për një kohë të gjatë në markete, sepse janë të mbyllura hermetikisht. Por mund të ketë raste kur ata nuk janë mbyllur mirë, dhe mund të rezultojnë të prishura. Për këtë arsye dritare.net ju këshillon që t’i kontrolloni kavanozat dhe kanaçet përpara se t’i blini.

8. Kontrolloni ushqimin e ngrirë


Përpara se të blini ushqime të paketuara, bëni kujdes që të mos i blini të hapura, sepse mund të jenë të kontaminuar. Gjithashtu, gjithmonë mbani parasysh që nëse pako ka brenda copa akulli, ose brymë, ata kanë shkrirë njëherë. Asnjëherë mos e merrni një pako të tillë, sepse do rrezikoni shëndetin tuaj pasi ta keni konsumuar./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.