Rrëfimi prekës i djalit të Sokol Barajt, shefi që shkatërroi bandat në ’97

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e “Artë të Shqiponjës” ish-drejtuesin e ndjerë të Policisë, Sokol Baraj në ceremoninë e organizuar për 205 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.

Dekorata i është dorëzuar ditën e sotme djalit dhe bashkëshortes së ish-zëvendësministrit të Brendshëm i cili u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një ataku në zemër.

Djali i Sokol Barajt mbajti një fjalim të ndjerë për të atin dhe kontributin e ofruar.

“Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh. Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

LEXO DHE :  Gazetari: Videoskandali që ka Meta dhe SHISH po përdoret për shantazh, ja kush janë protagonistët!

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.

Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej.

Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë”, tha djali i ish-drejtuesit të policisë gjatë ceremonisë./a.f/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.