Rrëfimi i sekreteve/ A e përmirëson kjo gjë, shëndetin tonë mendor?
Dritare.net
Në ngjashmëri me rrëfimet fetare, të shkruarit e eksperiencave personale dhe emocionale, i inkurajon njerëzit të zbulojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre më të thella mbi eksperiencat që i shqetësojnë. Për të hequr qafe këtë peshë emocionale, njerëzit duhet të jenë plotësisht të sinqertë me veten e tyre.
Së pari të shprehësh me fjalë shqetësimin emocional, e ndryshon mënyrën se çfarë mendojmë ne mbi të. T’i japësh një formë konkrete eksperiencave sekrete, mund të ndihmojë t’i kategorizojmë ato në mënyra të reja. Për shembull, kur ne i shprehim eksperiencat emocionale me fjalë dhe histori, fillojmë t’i shohim më të thjeshta. Kjo gjë nuk dihet pse ndodh, por ndoshta sepse të flasësh, apo të shkruash për një ndodhi shqetësuese, na ndihmon ta kuptojmë më mirë atë. Dhe gjërat, të cilat ne nuk i kuptojmë, na shkaktojnë ankth.
Një tjetër shpjegim është që, sapo ne shkruajmë mbi shqetësimet tona, fillojmë merremi më pak me to dhe na mbetet më tepër kohë e lirë për gjëra të tjera.
Shumë studime kanë treguar se, të tregosh ose shkruash për to, pakëson stresin, përmirëson gjumin dhe sistemin kardiovaskular. Të gjitha këto, na ndihmojnë për një shëndet më të mirë mendor. Ndoshta nuk janë një zgjidhje mbi shqetësimet tuaja emocionale, por mund të jenë një ndihmesë në kohët tuaja të vështira./dritare.net
Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës.